Tifozët e Tiranës dhurojnë spektakël, policia bën namin me gjoba (FOTO & VIDEO)

Atmosferë elektrizuese në sheshin “Nënë Tereza”. Një numër i konsiderueshëm tifozësh bardheblu kanë dalë për të festuar titullin e 25-të kampion, pas plot 11-vitesh.

Nuk munguan fishekzjarrët si dhe korret, kryesisht ato “thumbuese” ndaj rivalëve të Partizanit. Pavarësisht përpjekjeve Policia e Shtetit e kishte të pamundur që të festone në mënyrë absolute festën e bardhebluve.

Por, nuk kanw munguar as gjobat nga ana e Policisë Rrugore dhe asaj të Rendit, për makinat e shumta të grumbulluara nga tifozët që ishin mbledhur për të festuar.


Shtuar 20.07.2020 06:24