“Të digjet burgu”, Redjan Rraja dhe tre të tjerë revoltohen te 313-a prej Covid-19

13 raste me covid-19 në burgun 313 kanë alarmuar institucionet shqiptare të drejtesise ku edhe kanë nisur hetimet. burgu

Regjimi i ashpër i ‘41 bis’ është kthyer në vend strehimi për të paraburgosurit e prekur me Covid-19.

Të gjithë të paraburgosurit që rezultojnë pozitive janë transferuar në ambjentet e regjimit të ashpër 41 bis.

Por menjëherë sapo u konfirmua pozitiv një shtetas italian aty, ka patur reagime edhe nga të paraburgosurit shkruan tch.

Shërbimi i brendshëm i policisë së burgjeve ka referuar për hetime të mëtejshme 4 të paraburgosur: Redjan Rraja, Kejdi Sadushi, Arjan laçi dhe Besmir Ymeri.

Këta të fundit kanë kundërshtuar policinë, ku Redian Rraja, (i arrestuar si i akuzuar per atentatin ndaj prokurorit Ndoj) ka kundërshtuar policinë dhe ka kërkuar të digjej burgu sepse sipas tij duhet të largohen të paraburgosurit me Covid-19.

Redian Rraja dhe bashkëpunëtorët e tij janë dërguar në izolim pas ngjarjes.


Shtuar 25.04.2020 12:51