Takuan bërrylat përzemërsisht duke buzëqeshur, Meta dhe Rama bëjnë “paqe”?

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë takuar ditën e sotme shumë përzëmërsisht dhe të buzëqeshur para nisjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit në Pallatin e Kongreseve.

Ata kanë respektuar “kodin” e pandemisë duke takuar bërrylat me njëri-tjetrin për shkak të situatës së koronavirusit.

Ata më pas kanë hyrë në ambientet e brendshme të pallatit të Kongreseve të shoqëruar edhe nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Kujtojmë se marrëdhëniet mes dy krerëve të shtetit nuk kanë qenë shumë të mira pasi ata nuk kanë rënë dakord për disa çështje, por duket se këtë herë kanë zgjedhur t’i lënë pas.


Shtuar 9.06.2020 09:41