Shiu sjell përmbytje në Durrës, vështirësohet kalimi

Reshjet e shiut në vendin tonë kanë sjellë probleme në disa rrugë kryesore, ku në Tiranë dhe Durrës ka pëmbytje.

Në Durrës, për shkak të reshjeve intensive janë përmbytur shumë rrugë, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Rrjeti i kanalizimeve nuk ka mundur të përballojë sasinë e madhe të reshjeve dhe për pasojë niveli i ujit në rrugë është rritur dukshëm.

Kjo ka krijuar probleme në lëvizjen e këmbësorëve, por edhe në qarkullimin e automjeteve.

Faktikisht, shumë rrugë përmbyten sa herë që ka reshje siu dhe tani që jemi në stinën e vjeshtës qytetarët fatëkeqësisht duhet të mësohen me një gjë të tillë, pasi ndërhyrja për tu gjendur një zgjidhje nga shteti mungon.


Shtuar 23.09.2020 08:24