Kryenegociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier, rezultoi pozitiv me koronavirus.
Vetë francezi lajmëroi se ishte infektuar por gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë dhe ai ndihej me humor të mirë, e po ashtu po ndiqe këshillat e duhura nga mjekët.
Të lidhura
None found
“Për të gjithë ata që preken tashmë, dhe për të gjithë ata që janë aktualisht në izolim, ne do ta kapërcejmë këtë së bashku”.
Barnier, një ish-ministër i Punëve të Jashtme në Francë, ka qenë negociatori kryesor i Komisionit Evropian me Mbretërinë e Bashkuar gjatë procesit të Brexit.
