Një nga synimet kryesore të Ramës gjatë periudhës së tërmetit ishte një marketim i fuqishëm politik i cili i dha një shkëlqim të ri imazhit të liderit, që po shkatërrohej për shkak të skandaleve.
Ai u përpoq ta luante shumë mirë kartën e rindërtimit ndërsa në sytë e ndërkombëtarëve u bë lider i një vendi që kishte nevojë të menjëhershme për ndihmë dhe mbështetje, shkruan albeu.com.
Të lidhura
None found
Por duket se ai nuk ka ndërmend të heqë dorë kaq shpejt nga kjo tokë e premtuar.
Këtë herë ai ka ftuar komisionerin europian në ambientet e Kryeministrisë për të folur për negociatat dhe Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin.
Por që të mbajë deri në fund rolin e liderit të prekur që rrezikon edhe jetën për popullin, ai e ka lënë Kryeministrinë pa rregulluar që nga dëmet e tërmetit.
Pamjet janë të frikshme, por strategjia shumë e qartë. /albeu.com/
