“S’ke nder prandaj të la Mozzik”, Loredana i kthen përgjigjjen e pahijshme komentuesit (FOTO LAJM)

Pasi konfirmuan ndarjen, Mozzik dhe Loredana e kanë bërë të qrtë se marrëdhëniet me njëri-tjetrin nuk janë aq të mira.

SEcili ka patur një reagim publik duke akuzuar tjetrin si shkak i ndarjes, e për më teper Mozzik e akuzon Loredanën se po përdor vajzën e tyre 1 vjeçarte për tu dukur e pafajshme.

Ndërkohë reperja me anë të një videoje në Instagram paralajmëron këngën e saj më të re “Kein Wort” me Juju, por mes komenteve nuk ka munguar një që i shkruan për Mozzikun.

“Je e pasur por s’ke nder dhe besnikëri. Ndryshe Mozzik nuk do të linte. Janë ca gjëra që ti nuk mund t’i blesh me para”, shkruan komentuesi.

Por Loredana nuk e ka lënë pa një përgjigje komentuesin duke ju kthyer:

“Unë të blej dhe ty”, ja kthen reperia./albeu.com


Shtuar 16.01.2020 11:29