Protesta ju anulua, por Rama i ftoi në takim: Vetëm katër mjekë mbërrijnë në kryeministri

Kkryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me vetëm katër mjekë të cilët më herët kishin paralajmëruar protestë para QSUT.

Në takimin e tyre është e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT Enkel Joti.

Ditën e djeshme, mjekët paralajmëruan protestë në orën 10:00 para oborrit të QSUT-së, por policia e refuzoi me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet.

Pas kësaj, erdhi tesa e Ramës për ti pritur në kryeministri për të folur rreth shqetësimeve të tyre, por duket se pjesa më e madhe e mjekëve nuk dëshironin takimin me Ramën.

Sindikata e Mjekeve të Shqipërisë i ka dërguar një shkresë me 4 pika qeverisë shqiptare ku kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, sigurimi i të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre si dhe të shpallen dëshmorë mjekët që humbin jetën në detyrë.

Këtë kërkesë e kanë firmosur shumë mjekë si vajza e ish-deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle, mjekët Arjan Harxhi, Alfred Gega, Alert Xhaja, Arvin Dibra, Alketa Hoxha, Altin Kuqo, Gentian Stroni, A. Belshi etj.


Shtuar 24.09.2020 07:46