Porositi kafen por ra i pajetë në tokë, panik në Përrenjas

Një 24 vjecar ka gjetur vdekjen në Përrenjas në këtë fillim-viti.

M.Allhidri ka humbur jetën sapo ka hyrë në një bar-kafe dhe është ulur për të porositur.

Dëshmitarët thanë se i riu kur ka hyrë në lokal ka porositur kafe por pa marrë ende porosinë ka rënë nga karrigia në dysheme duke shkaktuar panik te klientët e lokalit.

Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Përrenjasit, por me gjithë ndihmën e stafit mjekësor 24-vjeçari nga Njësia Administrative Rrajcë ka humbur jetën.

Dyshohet se shkak i vdekjes së 24-vjeçarit të ketë qenë ataku kardiak, ndoshta i favorizuar edhe nga temperaturat mjaft të ulëta. /albeu.com/


Shtuar 2.01.2020 10:09