Shqiptarët i panë në ekran, por 2020 i gjeti motrat Vjollca në Dubai (FOTO LAJM)

Natën e ndërrimit të viteve në Tv Klan transmetohej “Klaniforna” e ndërsa me datën 1 janar në Top Channel shqipëtarët ndoqën Luana Vjollcën në “Shiko Kush Luan”.

Por në të vërtetë Luana dhe Marina e kanë pritur 2020 me super spektaklin e fishekzjarreve në Dubai, shkruan Albeu.com

Motrat kanë ndarë në Instagram foto dhe video nga këto pushime ku me to ndodhet edhe bashkëshorti i Marinës, Getoari.

Me shumë mundësi, siç ka ndodhur edhe në udhëtime e tjera të motrave dhe Getoarit me to ka qenë edhe i dashuri i Luanës, Krenari, por akoma asgjë nuk ëshë publike./albeu.com


Shtuar 2.01.2020 10:10