Policia spanjolle bastis vilën e agjentit shqiptar të futbollit, arrestohet Fali Ramadani

Agjenti i futbollit Fali Ramadani është arrestuar në Spanjë për shkak të ikjes nga pagaesa e tatimeve.

Së bashku me të është arrestuar edhe agjenti tjetër Nikola Damjanac.

Mediat spanjolle raportojnë se vila e Ramadanit në Mallorca është bastisur për shkak se dyshohet se iu ka ikur tatimeve në një shumë prej 10 milionë eurove në transferime.

Ramadani është agjent i disa prej futbollistëve të njohur si Miralem Pjanic, Kalidou Koulibalu, Luka Jovic e Nikola Kalinic

/zëri.info/


Shtuar 26.02.2020 19:27