Po debatonte me të dashurin, modelja i vendos aksidentalisht flakën vetes (VIDEO)

Një modele braziliane, i ka vendosur flakën vetes aksidentalisht teksa po debatonte me të dashurin.

Si pasojë e incidentit, Katiuscia Silva Mota, 31 vjeçe, pësoi djegie në pjesën më të madhe të trupit.

Në videon e bërë virale shikohet Katiuscia teksa po debatonte me të dashurin jashtë një ndërtese. Në debat e sipër ajo i vendos flakën vetes dhe shihet duke u larguar me shpejtësi. Më pas i dashuri i 31-vjeçares shfaqet duke vrapuar pas saj për të shuar flakët.

Pas incidentit modelja është dërguar menjëherë në spital, nga ku raportohet se gjendja e saj është e qëndrueshme.


Shtuar 21.08.2020 07:34