Plagosi me thikë gjyshin, arrestohet 19 vjeçari

Policia e Kavajës ka arrestuar një 19-vjeçar pasi plagosi me thikë gjyshin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi D. G., 19 vjeç, është larguar me shpejtësi por pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit D. G., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë gjyshin e tij shtetasi R. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e proves materiale u gjet dhe u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kryeu plagosjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Shtuar 18.08.2020 08:39