Nuk mbeti asgjë: Si u dogj banesa e gardianit që vrau dy persona në Patos

Banesa e Martin Skëndaj, gardiani të burgut që më 19 dhjetor vrau me 13 plumba ish-të dashurin e motrës dhe kushëririn e tij është shkrumbuar nga flakët.

Ende nuk ka detaje për shkaqet e këtij zjarri por deri më tani dyshohet se ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme, pasi në banesë nuk ka patur njerëz.

Familjarët e Skëndaj janë larguar nga fshati Kuqar Patos pas krimit të rëndë që u mori jetën dy të rinjve.

Ndërkohë për Martin Skëndaj gjykata e Fierit dha masën e sigurisë arrest me burg. Hetimet zbuluan se krimi i rënë për shkak të një lidhje dashurie që motra e gardiantit kishte me viktimën Manol Rrapaj.

Ngjitur me familjen e autorit të krimit jeton dhe njëra prej familjeve të viktimave.

Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende, pra nuk dihet nëse është aksidental apo i qëllimshëm.


Shtuar 3.01.2020 08:18