Një grua ndërroi jetë, zv.ministrja jep detajet dhe bën thirrjen e fortë

Zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një dalje për mediat ka folur për viktimën e parë të shënuar në spitalin e Durrësit.

“Pacientja që ndodhej e izoluar në gjendje të rëndë s’mundi të mbijetojë pas komplikacioneve të sëmundjeve që vuante më parë. Vuante nga insifucienca kardiake e rëndë, kishte prej shumë vitesh crregullime, kishte sëmundje kronike të mushkërive, hipertirozë dhe e sëmurë që kishte kryer edhe by pass kardiak.

Pra tërësisht në grupin e atyre sëmundjeve që kur preken nga koronavirusi procedojnë më shpejt.

Pavarëissht përpjekjeve maksimakle pacientja nuk mundi të mbijetojë, ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar në spitalin rajonal të Durrësit, sot reanimatiorët atje kërkuan transferim në QSUT, kur po merreshin masa per transportimin e saj gjendja precitoi menjëherë, me gjithë përpjekjet pacientja nuk mundi të mbijetojë.

Sic e kemi thene, është virus që ashtu si gripi prek moshat e mëdha e ato që vuajnë prej semundje te tjera, u bëj thirrje të jenë bashkëpunues qytetareve me autoritetet e stafet mjekësore.

Kushdo që ka histori udhëtimi të vetëkarantinohet, kush ka shenja infeksioni të telefonojë 127, të kufizojmë lëvizjet sa më shumë të mundemi”, theksoi zv.ministrja.


Shtuar 11.03.2020 13:53