Nga brenda familjes deri te ato në grup, rastet kur shoqëria shqiptare u trondit nga përdh*nimet

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Tiranës.

Një vajzë vetëm 15 vjeç ishte përdhunuar nga një 65 vjeçar, dikur roje në shkollën e vajzës dhe bashkë me të edhe tre të rinj. Ata e shantazhonin vajzën vazhdimisht me videon intime që i kishin filmuar shkruan albeu.com.

Por ky nuk është as i pari edhe as i fundit rast abuzimi me vajzat në Shqipëri, krime të cilat shkaktojnë bujë për një farë kohe në shoqëri dhe më pas harrohen.

Rast 1

Në një fshat të Këlcyrës, një 19-vjeçare u abuzua seksualisht nga disa gjimnazistë të moshës 17-18 vjeçare.

Vajza kishte qenë e përfshirë në një lidhje me njërin prej tyre, i cili e kërcënonte vazhdimisht me një video intime për ta detyruar që të kryenin raporte seksuale, derisa përfundoi duke e përdhunuar së bashku me 6 shokët e tij.

Rast 2

Një vajzë 13-vjeçare në Kavajë u përball me një ngjarje tronditëse për një muaj me radhë. Adoleshentja u përdhunua nga fqinji i saj 28-vjeçar.

Ndërsa, vajza ka dëshmuar në polici se është përdhunuar nga fqinji i saj për një muaj rresht. Sipas saj, fqinji e ka kërcënuar atë se nëse do të tregonte do ta vriste atë ose njërin prej prindërve.

Rast 3

Një nxënëse 13 vjeçare e shkollës “Rilindja” u përdhunua pak dite me pare nga një grup djemsh adoleshente. Për këtë ngjarje u akuzuan 7 adoleshentë cilët i bënin shantazh 13 vjeçares, me anë të një videoje intime.

Rast 4

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 2017 edhe në Pogradec ne fshatin Velçan të Pogradecit, ku një e mitur 15-vjeçare, në muajin e tetë të shtatzënisë denoncoi komshiun 55 vjeçar për përdhunim.

Pas kallëzimit Specialistët e Seksionit për Krimet në Policinë e Pogradecit bënë arrestimin e 55 vjeçarit Ligor B, banues në Njësinë Administrative Velçan, ndërsa e mitura tregoi se nuk tregonte sepse i vinte turp nga fshati.

Rasti 5

Një ngjarje e rëndë u bë publike në emisionin Fiks Fare, ku një baba nga Lezha kishte abuzuar me vajzën e tij 18 vjeçare. Në bisedën e publikuar ai pranon se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën kjo kundrejt dhunës fizike.

Rasti 6

Historia vjen nga Orikumi i Vlorës kishte në qendër është një familje, në dukje e thjeshtë, por që fshihte një krim të tmerrshëm brenda. Ajo çfarë është zbuluar është se prej dy vitesh tashmë babi përdhunonte sistematikisht vajzën e tij 9 vjeçe dhe njëkohësisht e dhunonte atë për të mos treguar. /albeu.com/


Shtuar 20.06.2020 10:45