E RËNDË/ Gjendet e vetëvarur 36 vjeçari në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë. Një 36-vjeçar është gjetur i vetëvarur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Valikardhë dhe viktima është shtetasi me inicialet E.Z.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë bëhet e ditur se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 14.30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë marrë informacion se në fshatin Valikardhë, shtetasi E. Z., rreth 36 vjeç, dyshohet se është vetëvarur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga kqyerja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 20.06.2020 14:30