“Ne jemi ende me ju krah për krah”, fjalimi i parë i mbajtur nga ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim mbajti sot fjalimin e saj të parë.

Në fjalën e saj, Kim nënvizoi mbështetjen e palëkundur të SHBA ndaj Shqipërisë, mbështetje që i ka rrënjët shumë herët në histori.

“Bie pak shi, por pjesa ime është plot me diell. Sot i paraqita letrat kredenciale presidentit, dhe patëm një bisedë shumë të mirë me të. Theksuam përkushtimin që ndajmë, përforcimin e marrëdhënieve mes dy vende. Jam e nderuar që Trump e Pompe më besuan këtë detyrë. Pak miq e kanë përqafuar Amerikën me kaq ngrohtësi dhe pak aleatë kanë qenë besnikë si Shqipëria.

Miqësia jonë nuk u ndërtua në një ditë, rrënjët e saj janë të thella. 100 vjet më parë, presidenti Wilson ngriti zërin për Shqipërinë, në Konferencën e Paqes në Paris. Presidenti amerikan e ngriti zërin për të mbështetur një Shqipëri të pavur. Në 1920 ai hapi rrugën e pranimit të Shqipërinë në OKB.

Pas luftës së dytë botërore qeveritë moren rrugë të ndryshme, por popujt tanë e mbajtën afër njëri-tjetrit. Ne flisnim me njëri-tjetrin përmes Zërit të Amerikës, jo vetëm me transmetim lajmesh, por shkëndija shpresash. Kjo shkëndijë erdhi shpejt dhe në 1991 ne qëndruam me ju, pasi u çliruar nga vargonjtë e komunizmit.

Sot Shqipëria është në rrugën e anëtarësimit drejt BE. Ka punë të vështira përpara, por ju keni aleatët në krah. SHBA janë të përkushtuar të ndihmojnë Shqipërinë, për ta bërë një aleat më të fortë. NE do ta ndihmojmë Shqipërinë në rrugën drejt BE.

Do mbështesim aspiratën e popullit shqiptar për liri, demokraci dhe barazi para ligjit. Pres me kënaqësi të punoj me udhëheqësit për zbatimin e reformës në drejtësi, dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit”, tha ajo në fjalën e saj të parë.

Ajo e mbylli fjalën e saj në shqip duke thënë “ne jemi ende me ju krah për krah”.


Shtuar 27.01.2020 12:32