Morën peng për 16 kg të “bardhë”, si i ndaloi RENEA dy personat në Shijak

Super operacioni i RENEA-s gjatë mëngjesit të sotëm në Shijak ka nxjerrë në dritë detaje të reja.

Burime bëjnë me dije se gjatë operacionit në kompleksin Golden të vëllezërve Hajri në Shijak janë ndaluar dy persona, të cilët akuzohen për një pengmarrje të bujshme gjatë ditëve të fundit në vend shkruan shqiptarja.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz. Prenga u rrëmbye në Kamëz mesditën e 17 Janarit.

Rrëmbimi i tij lidhet me të kaluarën e të vëllait, pasi dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës, më konkretisht për mosdorëzimin e një sasie prej rreth 16 kg kokainë.

Pikërisht për këtë ngjarje, RENEA zbarkoi në Shijak, në kompleksin e vëllezërve Hajri, ku dyshohet se mbahet Jan Prenga.

Nga operacioni u sekuestrua një armë zjarri dhe janë shoqëruar në polici dy persona. /albeu.com/


Shtuar 27.01.2020 11:43