Mike Pompeo nuk i ndahet Kinës: Nxorri virusin nga laboratori në Wuhan

Akuzat e SHBA-së kundrejt Kinës në lidhje me daljen e COVID-19 nga laboratori Kinez, vazhdojnë të trumbetohen me këmbëngulje.

Këtë herë sulmi ka ardhur nga Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo, i cili tha: “Ka prova të shumta që koronavirusi vjen nga laboratori i virologjisë së Ëuhan”.

Pompeo shtoi se në lidhje me virusin, “Kina ka bërë gjithçka mundet për ta mbajtur botën në errësirë”.

Më herët edhe Presidenti Donald Trump ka hedhur akuza ndaj Kinës, ndërsa paralajëmroi se do t’i kërkonte dëmshpërblim për dëmin ekonomik nga kronavorusi, me arsyetimin se mund të kishin bërë më shoumë për të ndaluar përhapjen e COVID-19.


Shtuar 3.05.2020 15:31