Meta i prerë: Hapni listat 100%, mjaft e degraduat Kuvendin kështu!

Presidenti Ilir Meta me anë të një mesazhi në rrjetet sociale bën thirrje që të hapen listat 100 për qind.

Kreu i shtetit shprehet mes të tjerash se hapja e listave do t’ju mundësonte qytetarëve që të zgjedhin pas 12 vitesh deputetët.

Meta kërkon më tej të mos degradohet Kuvendi, ndërsa shton se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.

Hapini 100 për qind!

Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit””, shkruan Meta ndërsa ka shpërndarë edhe intervistën e Kastriot Islamit për Abc News.

LEXO EDHE: Formula e Ramës, Islami: Pengon koalicionet, nuk ka lista të hapura, dalin jashtë loje partitë e vogla

Islami u shpreh se formula e propozuar nga kryeministri Rama për Kodin Zgjedhor pengon koalicionet parazgjedhore. Siç tha ai formula e socialistëve nuk është për lista të hapura, pavarësisht se është propozuar si e tillë.

Po ashtu, Islami theksoi se kjo formulë do të nxjerrë jashtë loje partitë e vogla, për shkak të pragut 3% që është vendosur.


Shtuar 19.09.2020 11:19