Mbante armë pa leje dhe hiqej si të ishte polic, arrestohet “i forti” i Durrësit

Policia Durrës ka goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë një G. M., 26 vjeç, banues në Durrës. U sekuestrua një armë zjarri, municion luftarak dhe kapele me mbishkrimin policia.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “TT”, disa fishekë, si dhe 2 kapele me mbishkrimin policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikm të dokumenteve”.


Shtuar 27.02.2020 07:56