Makinën plot me “mall”, si dolën zbuluar tre persona në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona duke goditur veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni “Kodovjat”, solli arrestimin në flagrancë të shtetasve:

V. P., 31 vjeç, N. B., 44 vjeç dhe Xh. K., 29 vjeç, lindur në Gramsh.

Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetitn tip “Opel” kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në vijim të operacionit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur gjetjen edhe të sasisë tjetër të lëndës narkotike, të fshehur nga këta persona në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, ku në total u gjetën dhe u sekuestruan rreth 13 kg lëndë narkotike kanabis dhe dy automjete.

Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shtuar 27.02.2020 07:51