Marrëveshje me Greqinë, Rama tregon dy opsionet

Kryeministri Edi Rama duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje me Greqinë, ka dhënë edhe dy mundësitë sesi mund të ndodhë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se Shqipëria dhe Greqia mund të kërkojnë arbitrazh të huaj për zgjidhjen e “konfliktit”.

“Ka dy rrugë: Ose t’i besojmë një pale të tretë që është përdorur si praktikë dhe nga vende të tjera. Që dy shtetet i drejtohen një shteti mik, ku kërkojnë një arbitrazh jo formal. Ose shkojmë në një arbitrazh dhe paraqesim të dyja vendet tona. Sepse klubet e peshkatarëve në të dyja vendet do të peshkojnë milet që do të akuzojnë për tradhti. Ne e kemi më të fortë klubin e peshkatarëve”, tha Rama duke iu referuar opozitës në përcaktimin e fundit.


Shtuar 10.09.2020 21:51