Manaj i Barcelonës, zbulohet kur bashkohet me klubin e ri

Rey Manaj do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës B. Lushnjari është bindur nga skuadra e dytë e Barcelonës sipas asaj që shkruan SPORT.

Prestigjozja pranë klubit katalanas hedh bastin se sulmuesi do t’i bashkohet këtë javë skuadrës së re.

Marrëveshja mes Barcelonës dhe Albacetes është finalizuar dhe të dy klubet kanë rënë dakord për ta mbyllur me sukses.

Lojtari nga krahu tjetër është dakord dhe do të ndryshojë ambient.

Manaj nuk ka kaluar një sezon të qetë, ai ka patur jo pak probleme.

Sezoni i parë ishte më pozitiv për shqiptarin që luajti 30 ndeshje dhe shënoi 7 gola, ndërsa këtë edicion ka luajtur 10 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Numri “9” i kombëtares sonë kalon një ligë më poshtë dhe bën një lëvizje të çuditshme.


Shtuar 7.01.2020 20:41