Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur

Ka ndërruar jetë mjeku familjar Fadil Zuka. Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook ku ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe kolegët e doktorit Zuka, i cili ishte infektuar me Covid-19.

“Ndahet nga jeta mjeku familjar Dr. Fadil Zuka. Dr.Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakr ifica për t’i shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta. Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulantën e Shoqatës Humanitare ‘Nëna Terezë’ në Viti, pastaj në Pozheran”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë janë rreth 500 profesionistë shëndetësorë të infektuar me Covid, 120 prej tyre mjekë.


Shtuar 21.07.2020 11:46