KORONAVIRUS/ Shqipëria mbyll rrugët dhe me Kosovën, cilat mjete lejohet të vijnë

Autoritetet shqiptare kanë vendosur të ndalojnë hyrjen e mjeteve për të gjithë shtetasit e Kosovës, me përjashtim atyre te shëndetësisë, komerciale dhe qeveritare.

Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës.

QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë.

• Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës.
• Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale ( ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare.
• Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00.

Ndryshe në Shqipëri numri i personave të prekur me coronavirus ka arritur në 23, ndërsa një person ka humbur jetën. Ndërkaq, në Kosovë deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirus.


Shtuar 13.03.2020 08:06