Sia feston ditëlindjen, Ami ndan pamjet nga super festa në shtëpi (VIDEO)

Princesha e Amit dhe Ermalit, Sia feston sot ditëlindjen. Vogëlushja erdhi në jetë dy vite më parë duke sjell plot gëzim në familjen e çiftit. Këtë 2-vjetor, Sia po e feston në shtëpi dhe Ami e Ermali janë kujdesur t’ja organizojnë sa më bukur.

Ami ka postuar një video ku shfaqet torta me arusha e fishekzjarret dhe shkruan: “Dhe keshtu perfundon dita sot per ne. Ne shtepi dhe e lumtur!”.

Në një postim tjetër Ami tregon Sian duke shijuar tortën, e veshur kaq bukur, me fustan dhe xhaketë rozë.


Shtuar 13.03.2020 08:13