Koronavirusi në Serie A, dalin pozitivë 2 futbollistë të Parmës

Parma ka njoftuar se dy nga lojtarët e tyre janë izoluar, pasi kanë rezultuar pozitiv në koronavirus.

Komunikata nga klubi ka konfirmuar se të gjithë anëtarët e skuadrës dhe stafi, rreth 60 persona – iu janë nënshtruar testeve.

Pjesa tjetër e skuadrës do të shkojë në stërvitje nga 18 maji, kur edhe lejohen stërvitjet grupore.

Lojtarët do t’iu nënshtrohen përsëri testeve për Covid-19


Shtuar 16.05.2020 20:17