Keni planifikuar pushime këtë fundjavë? Si do të mbajë moti

Pavarësisht pandemisë, një pjesë e mirë e shqiptarëve zgjedhin bregdetin gjatë fundjavave për të hequr lodhjen e ditëve të punës, por ndodh që në disa raste përballen me surpriza të pakëndeshme të motit.

Siç raporton Meteoalb, moti pritet të jetë i përshtatshëm për plazh gjatë ditës së nesërme në të gjitha plazhet e vendit me temperature maksimale që arrijnë deri në 37-387 gradë celsius, por surprizat fillojnë të dielën.

Gjatë të dielës parashikohen prezenca vranësirash në breg, me reshje që pritet të vërehen fillimisht në bregdetin e jugut dhe më pas në pjesën tjetër të zonave bregdetare.


Shtuar 3.07.2020 11:18