Keni bërë plane për sot? Hidhini një sy motit

Ndryshimi i motit duket se do të ndryshojë gjatë ditëve në vazhdim. Shërbimi Meteorologji Ushtarak ka paralajmëruar se e shtuna do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin por nga orët e mesditës pritet shtimi gradual i vranësirave.

Fillimisht do të jenë mesatare, ndërsa pasdite do të jenë të dendura.

Në orët e vona të mbrëmjes, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta përgjatë vijës bregdetare.

Ndërsa në orët e mëngjesit do të ketë brymë për shkak të temperaturave të ulëta.

Më të ulëtat, në zonat malore do të jenë -6ºC, ndërsa në zonat bregdetare 5ºC.

Kulmi i temperaturave të larta do të jenë nga 5ºC në zonat malore deri dhe 15ºC në ato bregdetare.


Shtuar 18.01.2020 07:11