I izoluar në shtëpi, ylli i Premier League kapet duke shikuar filma pornografik (FOTO LAJM)

Miliarda njerët tani në karantinë, po kërkojnë mënyra për ta mbajtur veten të zënë, dhe mbrojtësi i Norwich City Timm Klose duket se është kapur duke shikuar filma pornografik pasi iu ekspozuan kërkimet në internet.

Klose postoi në Instagram për të azhurnuar fansat se si po vepronte në izolim dhe, si shumë prej nesh, ai po shikonte Netflix.

Sidoqoftë, ndjekësit me sy të mrephtë vunë re se zvicerani gjithashtu kishte të hapur faqen e popullarizuar për filma për të rritur Pornhub, transmeton lajmi.net.

Dhe nuk u desh shumë kohë që tifozët ta ‘sulmonin’ 31-vjeçarin.

Duke komentuar postimin, njëri tha: “Duket sikur Timm Klose po shijon karantinimin”.

Një ndjekës i dytë më pas bëri shaka: “Timm Klose duke e mbajtur veten të zënë pa futboll”.


Shtuar 2.04.2020 14:08