Stresi merr vendimin e papritur gjatë karantinës: Jam bërë djalë i mirë (VIDEO)

Reperi Stresi ishte sot në një lidhje skype me emisionin “Rreze dielli”, ku nga shtëpia e tij tregoi si po e kalon karantinimin. Stresi u shpreh se ka lënë duhanin, po ushqehet shëndetshëm e po bën vrap.

Reperi tregoi se po jeton vetëm ndërsa prindërit i sheh nëpërmjet ballkonit.

“Dal për vrap, kam lënë duhanin. Kjo karantinë është shumë e thjeshtë për mua. Gjithmonë kam mbajtur karantinë edhe në kohë të thjeshta, por kjo nuk është shaka! I bëj thirrje të gjithë të rinjve, mos të pijnë duhan më shumë, por të ushqehem shëndetshëm. Prindërit i shoh nëpërmjet ballkonit, ata janë në shtëpinë e tyre dhe kanë marrë masa të rrepta. Ushqimet i marr vetë, gatuaj vetë, po punoj me muzikën, po shkruaj.” shprehet Stresi.


Shtuar 2.04.2020 13:55