“Jam penduar”, 27 vjeçari tregon çfarë e shtyu të grabiste argjendarinë

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën e sigurisë arrest me burg për 27-vjeçarin Astrit Thaçi, i cili dyshohet se është autor i të paktën 8 grabitjeve që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Nga ana tjetër Gjykata ka lënë nën masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, të dashurën e tij Adela Berisha, e cila nuk pranoi në asnjë rast që ta kishte ndihmuar Thaçin gjatë grabitjeve.

20-vjeçarja Berisha është shprehur se ajo nuk kishte dijeni lidhur ne grabitjet e Thaçit.

“Jam shume i penduar per veprimet e mija. Nese do te riktheja kohen pas nuk do te merresha me kete pune. Mbi te gjitha isha nen efektin e lendeve narkotike. Kam bere gabim shume te madh dhe kam abuzuar shume, qe ne momentin qe ndodhi plagosja u pendova, nga sikleti pastaj dhe per inerci kreva vjedhjen e argjendarise. Te gjithe veprat penale i kam kryer i vetem. Ne vitin 2007 u arrestova ne Itali, ne muajin nentor u lirova”, tha ai.


Shtuar 19.02.2020 14:11