Inter dhe Juventus në garë të fortë për Kumbullën, zbulohet se ku dëshiron të kalojë shqiptari

Interi dhe Juventusi po kryesojnë garën për të nënshkruar me Marash Kumbullën, me Veronën që kërkon 28 milion euro plus 7 të tjera në formë bonusesh.

Mbrojtësi i Shqipërisë ka qenë një zbulim në këtë sezon të Seria A.

Edhe pse ka interes nga shumë skuadra si: Lacio, Fiorentina, Everton, Totenham PSG dhe Lion , mesa duket gara po bëhet vetëm mes dy ekipesh Interit dhe Juventusit.

“Sky Sport Italia” raporton se Interi është favoriti kryesor pasi ka edhe pëlqimin e vetë mbrojtësit pasi zikaltërit i kanë ofruar mundësinë të qëndroijë edhe një sezon tek Verona.


Shtuar 8.06.2020 14:26