Infektohet me koronavirus i moshuari nga Durrësi

Një 74-vjeçar është rasti i 12-të me koronavirus i konfirmuar në Durrës nga Instituti i Shëndetit Publik në Durrës.

I moshuari nuk ka pasur kontakte me persona të infektuar më parë nga virusi. Ai jeton me të shoqen, ndërsa fëmijët i ka në Tiranë.

Nuk dihet nga e ka marrë virusin, po dyshohet gjatë daljes në treg për të bërë pazaret e nevojshme.


Shtuar 29.03.2020 11:17