I zhdukur prej tre javësh, policia britanike e shqetësuar për adoleshentin shqiptar

Policia britanike vijon kërkimet për gjetjen e 17 vjeçarit shqiptar Daniel Gjinaj. Gjinaj rezulton i zhdukur prej datës 20 gusht.

Sipas mediave britanik, 17-vjeçari shqiptar dihet vetëm që ka udhëtuar me tren në Brighton, dhe mendohet të jetë akoma në këtë zonë.

Policia thotë se është e shqetësuar për mirëqenien e adoleshentit të zhdukur. Ajo thotë se adoleshenti shqiptar është me trup të dobët dhe me flokë të zeza të prera shkurt.

“Kushdo që e sheh atë ose që di për vendndodhjen e tij kërkohet të kontaktojë policinë në internet ose duke telefonuar 101”, thotë policia.


Shtuar 8.09.2020 10:49