E kanë mbajtur të fshehtë, David dhe Victoria Beckham të infektuar me koronavirus

Në mediat e huaja po qarkullon së fundmi lajmi se Victoria dhe David Beckham e kanë kaluar Covid-19 gjatë fillimit të muajit mars teksa ishin në Los Angeles, por e kanë mbajtur të fshehtë. Ata patën frikë se po e përhapnin shumë virusin, duke qenë se edhe pjesëtarë nga stafi i tyre rezultuar me Koronavirus.

Çifti udhëtuan nga Los Angeles për në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar ditëlindjen e 21-të të Brooklyn më 4 mars, para se të ktheheshin në Amerikë më 11 mars.

Ndërkohë e gjithë familja u detyruan të karantinoheshin për një periudhë dy javore, gjë kjo e përcaktuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë javëve në vazhdim, çifti u sigurua mirë që nuk kishin më virus duke bërë shumë teste dhe më pas u nisën për pushime në Greqi apo Itali.


Shtuar 8.09.2020 10:55