Ç’po kërkon të bëjë? Loredana i komenton Mozzik në foton e fundit (FOTO LAJM)

Prindërit e Hanës, Loredana dhe Mozzik tronditën ndjekësit e sidmos fansat e tyre me lajmin e ndarjes që edhe sot shumë prej tyre nuk duan ta pranojnë.

Arsyeja e kësaj ndarje mbeti gjithmonë një mister dhe nuk dihet nëse do zbulohet apo jo nga njëri prej kënëgtareëve.

Megjithëse ruajnë kontaktet dhe takohen për shkak të vajzës së tyre, Hanës, reperi ka deklaruar se me Loredanën s’do të bashkohet më kurrë dhe ne nuk duam ta besojmë!

Mbase as Loredana vetë s’do ta besojë, pasi herë pas here kemi parë disa shenja të vogla në rrjete sociale.

Kjo e fundit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi reperja ka përdorur llogarinë e Instagramit të vajzës së saj 2-vjeçare, për t’i komentuar Mozzik-ut në foton e fundit.

“Babi”- shkruan Loredana me emrin e Hanës, mirëpo të gjithë e dinë se Hana ende s’di të shkruajë e të përdorë Instagram-in. Ndaj ky veprim duket paksa i pakuptimtë.

Mos vallë reperja ka dashur t’i tërheqë vëemdjen Mozzik-ut? Kjo pasi ai e di shumë mirë kush qëndron pas llogarisë së vajzës së tij.

Pra, ç’po përpiqet të thotë Loredana? A e ka marrë malli për Mozzikun dhe i jep shenja për t’u rikthyer?

Të paktën, kështu duam të besojmë ne! Mozzik tha se dyshja s’kthehen më kurrë bashkë, por ai duhet ta dijë shumë mirë shprehjen “Kurrë mos thuaj kurrë”!


Shtuar 8.09.2020 10:35