Breshëri plumbash ndaj nipit të deputetit, arrestohet 33 vjeçari

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë të ditës së djeshme ku u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të Fatjon Harushës.

33 vjeçari nga lagja “Mark Lula” në Shkodër mësohet se kishte thyer masën e “arrestit shtepiak” duke shkuar për të qëlluar Harushën.

Ndërkohë policia vijon hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Njoftimi i plotë

Shkodër

Ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dje, me datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, Shkodër.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, u bë identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit Gj. P. 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ky shtetas u ndalua pasi dyshohet se në orën 12:30, datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.


Shtuar 30.06.2020 08:37