I mori jetën për 130 euro, zbardhen detaje nga vdekja tragjike e shqiptarit në Athinë

Autoritetet greke kanë arrestuar sot një 34 vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e shqiptarit 65 vjeçar 9 ditë më parë në Athinë.

65-vjeçari u gjet i mbytur në gjak në oborrin e shtëpisë së tij, dhe autor i vrasjes dyshohet të jetë punëtor ndërtimi, banor i të njëjtës zonë, fqinj i vritimës.

Mediat greke raportojnë se shkak për konfliktin kishin qenë 130 euro, që 65-vjeçari ia kishte marrë dhe nuk kishte mundësi të kthente pas. Familja e vritimës nuk ishte në dijeni për borxhin.

Të dhënat e 34-vjeçarit nuk bëhen publike, ndërkohë që ditët në vijim pritet seanca para prokurorisë greke, ku dhe ai do të përballet me akuzat e ngritura.


Shtuar 19.05.2020 13:06