Moti i keq mund të ketë shkaktuar një tragjedi ditën e sotme në Himarë.
Një varke me 4 pjestarë është përmbysur për shkak të stuhisë duke rrezikuar mbytjen e tyre.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Himarë kanë arritur të shpëtojnë 3 persona që po mbyteshin në det, ndërsa një grua rezulton akoma e humbur.
Një nga të shpëtuarit, Fatjon Resulaj ka treguar momentet e vështira:
“U nisa në 6.00 sot nga Moli i Himarës. Ishte fillimisht koha e mirë, ndërsa për 10 minuta u bë ciklon me shi dhe përmbysi varkën. Ne e pamë nga larg dhe ishte vonë. Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij. Zonja është e humbur dhe vazhdojnë kërkimet shkruan bw.
Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë. Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve”, tha i mbijetuari Resulaj.
“