I lodhur dhe pa nuhatje, Ralf Gjoni tregon gjendjen pas infektimit me COVID-19

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka treguar se si është gjendja e tij shëndetësore pas infektimit me COVID-19.

Gjoni e quan këtë si një grip të keq dhe thotë se mund të jetë infektuar në fillimit të javës së kaluar.

Duke folur në rubrikën ”Opinion” në News24 në një lidhje virtuale, Gjoni tha se shenjat iu shfaqën të premten dhe të shtunën.

Ai shton se ndjen lodhje tipike por përveç ikjes së nuhatjes nuk ka tjetër shenjë klinike.

Për më tepër ai thekson se fatmirësisht mamaja e tij ka rezultuar negative.

”Jam diku nga dita 6-7 e infektimit. Jam ok, ndjej një lodhje tipike. Përveç ikjes së nuhatjes nuk kam tjetër shenjë klinike. Shpresoj ta kaloj.

Mendoj se jam infektuar diku nga fillimi i javës së kaluar. Dhe shenjat e para mi dha diku nga e premtja e shtuna. Të shtunën u shtyva për të bërë testin. Është një grip i keq. Tani mamaja ime më njofton që ka rezultuar negative me COVID-19”- tha Gjoni.


Shtuar 30.07.2020 13:16