I dënuar me burgim të përjetshëm, tmerri i “Çoles” në trazirat e 97′ kërkon lirinë

Zani Çaushi ose i njohur ndryshe si i forti i Vlorës në trazirat e 97′ ka kërkuar lirinë me kusht në Gjykatën e Korçës.

I njohur ndryshe dhe me emrin Myrteza Çaushi, është dënuar me burgim të përjetshëm, por i ka bërë kërkesë Gjykatës së Korçës për të përfituar liri me kusht.

Kërkesa e Çaushit, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës, në sektorin e sigurisë së lartë,është depozituar para disa ditësh dhe deri tani janë mbajtur dy seanca.

Vendimi nga gjyqtari i çështjes Selajdin Pisqyli nuk është marrë ende. Nga Gjykata e Korçës, mësohet se proçesi po vijon me marrjen e provave dhe raporteve, me të cilat i kreu i një prej bandave të Vlorës argumenton kërkesën e tij për liri me kusht.


Shtuar 13.07.2020 12:48