Harrojeni plazhin! Si pritet të jetë moti gjatë qershorit

Edhe pse po prisnit hapjen e plazheve pas mbylljes nga koronavirusi, duket se në gjysmën e parë të muajit qershor qytetarët nuk do munden të shijojnë detin.

Sinoptikania tha për news 24 se e gjithë kjo javë do të shoqërohet me reshje shiu dhe rënie temperaturash, që do të sjellin edhe rrebeshe shiu ditën e premte.

Por, pavarësisht kësaj, sinoptikania thekson se kjo do të jetë një verë e nxehtë dhe në muajin korrik temperaturat parashikohet të kalojnë mbi 40 gradë celsius.

“Edhe këtë javë do mbetemi në kushte të paqëndrueshme të motit. Reshjet do të vijojnë edhe pasditen e sotme, kryesisht në zonat malore. Edhe dita e martë parashikohet të mbetet e paqëndrueshme. E mërkura dhe e enjtja do na rikthejnë diellein, do kemi rritje të temperaturave, maksimumi deri në 24 gradë Celsius. Ndërsa, në fundjavë temperaturat do të mbërrijnë deri në 30 gradë. Por, edhe pse kemi rritje të temperaturave, do të kemi edhe reshje shiu, gjatë të premtes me rrebeshe, dhe në fundjavë në sasi më të paktë.

Megjithatë, kemi hyrë në stinën e verës dhe këto temperature nuk janë karakteristike. Pjesa e parë e muajit qershor, edhe pse do të kemi temperature 28-29 gradë, e ndonjë ditë edhe 30 gradë Celsius, do të kemi edhe prani reshjesh, duke bërë që të mos e kemi mendjen shumë te plazhi. Në gjysmën e dytë të qershorit do të mendojmë për plazhin. Gjatë korrikut temperaturat parashikohet të arrijnë në temperature 40 gradë celsius. Parashikohet një verë e nxehtë”, tha sinoptikania.


Shtuar 1.06.2020 10:22