Goli i Lenjanit përzgjidhet te më të bukurit e vitit 2019 (VIDEO)

Emir Lenjani ka lënë pas një vit shumë të mirë në aspektin personal sa i përket Sionit, aty ku është kthyer në protagonist duke shënuar gola të shumtë dhe njëkohësisht duke ndihmuar skuadrën me asiste.

Në vitin 2019, Lenjani ka provuar pozicione të ndryshme në fushë dhe thuajse në të gjitha ka shkëlqyer.

Golat e bukur nuk i kanë munguar dhe i tillë është ai që ka shënuar në kampionat dhe është përzgjedhur mes më të mirëve.

Goli i shënuar nga futbollisti i kombëtares është bërë pjesë e konkursit për golin më të bukur të vitit të shënuar në kampionatin zviceran dhe në fakt është një gol i denjë për të marrë pjesë.

Një goditje e fuqishme nga distanca, u ndal vetëm në rrjetën e portierit pa mundur të bënte asgjë.

Vetë Lenjani ka kërkuar edhe ndihmën e tifozëve në profilin e tij në “Facebook” për të votuar për të, në mënyrë që të triumfojë.


Shtuar 6.01.2020 13:02