Gjendet i pajetë në ballkon një 63 vjeçar në Vlorë

Një 63-vjeçar në Vlorë është vetëvarur në ballkonin e banesës së tij.

Sipas policisë nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, në ballkonin e banesës së tij është gjetur i vetëvarur shtetasi N.D., 63 vjeç. Ky shtetas jetonte vetëm dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 30.05.2020 19:00