Fluturoi “mallin” nga dritarja e makinës, kapet i riu

Vijon goditja e aktiviteteve të jashtëligjshme edhe në Himarë

Policia ka sekuestruar 13 kg kanabis, dhe ka arrestuar 1 shtetas.

Në tentativë për t’u larguar dhe për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë, drejtuesi i automjetit “Ford Fiesta” e ka hedhur nga automjeti lëndën narkotike, pranë zonës bregdetare të quajtur “Livadh”, Himarë.

Në ndjekje e sipër, shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e menjëhershme dhe arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, 26-vjeçarin K. P., banues në Shkodër.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 13 kg cannabis sativa;
• një automjet “Ford Fiesta”;
• një sasi parash prej 2400 eurosh;

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shtuar 16.01.2020 13:01