Flutura Açka shpërthen ndaj Veliajt: Emri yt nga sot e tutje do të jetë një pështymore

Shkrimtarja Flutura Açka është në krahun e artistëve dhe qytetarëve që kanë qenë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe sot po ashtu ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale.

Këtë herë ajo shpërthen ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Postimi:

Mbajeni mend këtë fytyrë!

Ç’e ke gjithë këtë vrap, o qyq? Asgjë nuk do të marrësh me vete, ta siguroj unë, veç damkën e shembësit të Teatrit Kombëtar dhe shqyesin e zemrës dhe të kujtesës së Tiranës. Mund të ndërtosh një teatër të ri, por gëzimi yt dhe i të ngjashmëve të tu, do të jetë një stoli e ftohtë, së cilës do t’i gëzohesh vetëm në burgun tënd moral. Emri yt nga sot e tutje do të jetë një pështymore!.


Shtuar 17.05.2020 15:15