Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia, jepet vendimi për vrasësit

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “Arrest me burg” për autorët e vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Më 27 prill, Klevis Alla dhe Altin Ndoci kanë ekzekutuar pranë tregut të makinave në zonën e ShënVlashit në Durrës, dy vëllezërit të cilët ishin duke udhëtuar me Wolkswagen Golf.

Më 1 maj, drejtori i policisë Ardi Veliu njoftoi se dy autorët e ngjarjes ishin arrestuar nga policia.

Veliu tha se me arrestimin e tyre u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar.


Shtuar 11.05.2020 12:21